Konflikti real midis Lirise dhe Tiranise...

 


Liria dhe Tirania paraqesin nje nga kontrastet me te hershme ne historine e njerezimit , i shfaqur qe ne Greqine Antike me dramen kuptimplote te Prometeut dhe Zeusit , e ka vazhduar te mbetet aktual deri  me sot ne boten moderne.Tashme mund te thuhet me plot goje qe ky konflikt do te shuhet bashke me frymen e fundit te njerezimit .                                      
 Tirania ne vetvete eshte kerkimi i lirise absolute nga nje pakice e moderuuar ,duke shtypur dhunshem te drejten e shume idealisteve , partizane te lirise. 
Mendjengushtet e vizionshkurtrit mendojne te diktojne nje rregjim totalitar duke e lartesuar veten e tyre me privilegje e pelhura te shtrenjta te cilat jane grumbullim i veprimtarive jetike te te pazeve e paqesoreve.Tiranet kerkojne te ndotin lumenjte rrjedhes me esenca frike , dhune dhe egoizmi , e duke e pare veten e tyre te pafuqishem , te plogetit e zakonshem detyrohen te pijne nga uji i terrorit dhe nenshtrimit per te mbijetuar.
Por diku midis syve te mbyllur , midis syve te ulur poshte ,midis syve te trembur e te pikelluar , midis syve qe shprehin pa fjale revolten e tyre por nuk kane guxim ti japin ze asaj,diku midis tyre gjenden disa sy paksa me te vecante. Gjenden sy vezullues , te pamposhtur ,sy qe shprehin krenari e kryelartesi, sy qe brohorasin per liri. Gjenden sy qe digjen me flake ,fundet e te cilave perdridhen si gjarperinj ,sy qe mund te shohin larg ,larg e akoma me larg.E kujt i perkasin keta dy sy ?
Keta jane pikerisht syte e qendrestarit Zeuskundershtues , jane syte e te eturit per thyerjen e prangave tiranike , jane syte qe cirren duke thirrur LIRI .Keta jane syte e altruistit vetsakrifikues i cili shtrydh e hedh ne humnere cdo gje qe ai zoteron vetem e vetem per te degjuar zerin pranveror te lirise e duke pare femije qe rritet duke e himnizuar lirine si gjene e tyre me te vyer.
Keshtu pra perballe cdo tirani qendron Prometeu .Tirani pas tiranit do te bjere e Prometeu pas Prometeut do te shkrihet sikunder i famshmi qiri i Frasherit per te dhuruar drite , per te dhuruar driten e shpirtit njerezor ,Lirine .

Comments

  1. Sy të tillë, është vështirë të gjesh sot (por jo e pamundur).

    ReplyDelete
  2. Sy te tille ekzistojne dhe shkelqejne fort por eshte veshtire te ti dallosh ne kete mjegullnaje qe ka perfshire shoqerine tone .Ju falenderojme qe ndiqni Latibule.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Torte me fruta pylli

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .