A jemi te lire ?

 


Cfare eshte liria ? Liri do te thote te kalosh mes shtepive me kopeshte te bukura e te keputesh nje lule eremire qe nuk te perket.Liria nenkupton te degjosh me volum stratosferik kengen tende te preferuar ne nje mjedis me shume njerez te cilet kane shije te ndryshme muzikore .Liria permbledh deshiren per tu vetkurorezuar e per te vetqeverisur nje vend .Liri do te thote te ecesh me shpejtesi ,te ulerish me te madhe , te vishesh sipas perceptimit tend .Liri do te thote te shkosh e te kthehesh duke ndjekur nje itenerar te vetekrijuar.Liri do te thote te prishesh ,te thyesh, te shkaterrosh ne emer te gezimit e te hidherimit tend.A jemi ne te lire ?                                                                                 E aq shume e dashura Liri,koncepti me I gjere I botes njerezore,ne emer te se ciles jane shkruar poema,jane ngritur shpata,jane perleshur titane e jane kenduar kenge.Liria ndryshe mund te pershkruhet si enderr,ambicie e here here egoizem.Qenia njerezore eshte e etur per te shtuar metrat e saj te lirise , e here pas here ka kerkuar te perdore dhune duke u fshehur pas ketij zelli intrigues.Por kjo dhune bie ndaj lirive te dikujt tjeter dhe pra kush pretendon per liri absolute duhet te kuptoj se ne vetvete po kerkon tirani.Nese lirine e perfytyrojme si nje tablo,liria qe I perket gjithesecilit prej nesh eshte copeza qe ngelet pasi heqim lirite e cdo qytetari tjeter , e cila kufizohet nga detyrat tona .Ne mund te fitojme lirine tone duke kryer fillimish detyrimet tona e duke respektuar lirite e cdokujt tjeter.Muret e lirise tone mund te jene kufizuese por ato na krijojne nje ambjent te kendshem ku mund te mbjellim lulet qe duam, mund te degjojme muziken qe parapelqejme,mund te krijojme nje rregullore te brendshme e gjithashtu mund ta dekorojme sipas deshires duke qene te qete e te vetedijshem qe nuk kemi demtuar asnje copez lirie te dikujt tjeter.

Comments

  1. Eshte shume bukur te shikosh qe ende behen shkrime te tilla kaq cilesore, ne nje kohe ku mbizoteron komercialiteti

    ReplyDelete
  2. Faleminderit qe e vleresoni punen tone 🤍shkrime te tilla e jo vetem do te vijne se shpejti.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Torte me fruta pylli

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .

Konflikti real midis Lirise dhe Tiranise...