Kek i shijshem per te shoqeruar pasditet e dimrit



Keku eshte nje nga embelsirat me te shijshme , te cilin e refuzojne shume pak persona .Eshte ideal per tu shoqeruar me kafen ose cajin e pasdites .Gjithashtu do te jete  kenaqesi per ju ta konsumoni gjate nje bisede te ngrohte me te dashurit tuaj.Me poshte do te gjeni nje nga recetat e shumellojshme per te pregatitur kekun me dy ngjyra.

Perberesit :

o   130 g gjalp

o   3 kokrra veze

o   50 g sheqer pluhur ( 3 luge gjelle )

o   2 bustina sheqer vaniljeje

o   70 g Kakao e hidhur ( 5 luge gjelle)

o   200 ml qumesht ( nje gote uji mesatare )

o   50 gr cokollate gatimi

o   40 ml rum ( nje gote rakie )

o   Rrush I thate sipas deshires

Pregatitja :

1.Hedhim 3 kokrra  veze ne nje tas dhe I rrahim me rrahese elektronike per 2 minuta ne nivelin maksimal ,me pas shtojme 2 bustina sheqer vaniljeje . Shtojme miellin dhe e perzjejme me ndihmen e nje spatule me vezet e rrahura.Kemi kujdes te mos krijohen kokrriza.Hedhim qumeshtin dhe e rrahim brumin e krijuar per rreth 6 minuta derisa te perftojme nje mase kremoze te trashe .Ne fund shtojme rumin.

2.Ngrohim soben parapakisht ne temperaturen 180C.

3.Brumin e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe I vendosim ne ene te ndryshme.Ne tasin e pare shtojme kakaon dhe rrushin e thate.Shkrijme cokollaten e gatimit dhe e shtojme ate ne tasin e dyte.Ne kete menyre kemi perftuar nje brum me kakao dhe rrush te thate dhe nje mase tjeter me cokollate te shkrire.

4.Taven e kekut e lyejme me vaj dhe pa e plurosim me pak miell.Shtojme ne tave pak nga brumi me kakao dhe me pas pak nga brumi me cokollate .E perserisim kete nderthurje 2 here.

5.Vendosim kekun ne furre ku e e leme te piqet ne 180C per 40 minuta.

6.Pasi e leme te ftohet per pak e plurosim kekun me sheqer pluhur .

JU BEFTE MIRE !

Presim me padurim fotot e kekut tuaj ne email ose inbox.Fotografite me te bukura do te postohen ne faqe tone te Facebook dhe Instagram.Gjithashtu nese keni paqartesi mbi receten ne kontaktoni dhe ne do te sigurohemi t iu ndihmojme sa me pare.

Comments

  1. Duket shume i shijshem, i thjeshte gjithashtu per fillestaret ne kuzhine.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te gatuash nje embelsire gjithmone sjell shume gezim ne familje😊

      Delete
  2. Sapo e bera sipas recetes dhe ishte super 😍😍

    ReplyDelete
    Replies
    1. Na gezuat shume 😊prisni per recet te tjera dhe mund te na shkruani per cdo paqertesi. Vazhdoni te ndiqni Latibule , se shpejti edhe ne Facebook dhe Instagram...beautiful things are comiiing

      Delete
  3. Un e bera kekun dhe ishte shum i mire falemiderit per receten

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit qe besuat tek ne ...Ju ftoj te na ndiqni ne Facebook dhe Instagram per receta te tjera e jo vetem

      Delete
  4. Ky kek ne kete dite kaq festive ishte si qershia mbi torte 💟💟

    ReplyDelete
    Replies
    1. Receta te tjera vijne se shpejti ...mos harroni te na ndiqni

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Torte me fruta pylli

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .

Konflikti real midis Lirise dhe Tiranise...