Pushimet e veres , dhe nostalgjia per to.
Shpesh here njerzit rreth meje jane shprehur se e shohin si nje virtyt te çuditshem nostalgjine time , e cila vjen ne rastet me te papritura per ngjarjet me te pamenduara . Kesaj rradhe ajo per te cilen filloi t’me merrte malli ishin pushimet e veres, keshtu qe vendosa te shkruaj diçka per to. Keto pushime i shijova shume , dhe per mua ishin teper te veçanta . Mengjeset e qershorit ishin aq te bukura sa jane edhe pikturat qe portretizojne ato . Ngrihesha heret per te pare rete e bardha qe lalin bojen blu e cila pa veshtiresi ngjyroste qiellin. Me tej vereja lulet roze se pemes se qershise te cilat shkeputeshin nga deget per t’iu bashkuar luleve te tokes. E ndersa veshtroja te gjitha keto shijoja flladin e fresket veror . Me mungojne mbasditet e korrikut kur ulesha ne cep te ballkonit , pikerisht aty ku gjethet e pemes se fikut vinin per te me pershendetur , e ndersa lexoja nje liber apo perpiqesha te shkruaja diçka , ngjyra te shumllojshme shkriheshin mbi qiell duke krijuar nje mundesi frymezimi. Dy javet e para te gushtit i kalova mes lapsit , letres dhe sobes se vjeter te gjyshes para se ciles piqja biskota. Ndersa dy javet e fundit , ne nje shtepi verore buze nje plazhi shkembor. Deti , guret, perendimi, ngjyrat, aromat, çdo gje me sillte teper kenaqesi . Edhe hena dukej sikur ndriçonte me shume kur deti pasqyronte shkelqimin e saj. Çfare e bente kete vere speciale , e kaq nostalgjike per mua nuk ishin vendet e reja , apo aventurat e rralla , por kujdesi dhe vleresimi ndaj gjerave te vogla.
Shkrimi juaj arriti të më fusë në një atmosferë te bukur verore, edhe në këtë natë të ftohtë dhe të zymtë dimri. Pikërisht ky është edhe qëllimi i letërsisë, të të fusë nëpër realitete të tjera të ngrohta. Këtë gjë ju e arritët më së miri.
ReplyDeleteKy shkrim kaq i bukur arriti ne na sjell nje ngrohtesi vere ne kete dimer kaq te ftohte! Me pelqeu shume! Kenaqesi te lexoj shkrime kaq cilesore !
ReplyDeleteNe keto dite te ftohta dimri na percolle ngrohtesin e diteve te nxeta te veres
ReplyDeleteMe pelqeu shume se si te ky shkrim na shfaqet nje vere e kendeshme dhe ne keto dite te ftohta.
ReplyDelete