Sergej Esenin me "Ne tani do te ikim pak nga pak"nje poezi per jeten dhe vdekjen...
“Ne tani do të ikim pak nga pak” është poezi e shkruar nga Sergej Esenin.Ajo sjell ne dukje kontrastin e madh midis jetes tokesore dhe botes se pertejme e cila sillet nga nje kendveshtrim krejtesisht personal i autorit.Esenin shprehet nostalgjik per kujtimet e tij por nuk ndihet i frikesuar per jeten e mepasshme pasi ai e perfytyron ate si nje peisazh qetesie dhe paqeje.
“Ne tani do të ikim pak nga pak”
Ne tani po ikim pak nga pak që këtej
Drejt vendit ku ka qetësi dhe gëzim.
Mbase, shpejt edhe unë do duhet të ngre
Plaçkat e mia mortore për në udhëtim.
Pyje të dashura mështeknash!
Ti tokë! E ju, rërëra të ultësirave!
Përpara kësaj turme në vrapim
Nuk mund ta fsheh melankolinë.
Kam dashur shumë në këtë botë,
Gjithçka që vesh mish dhe shpirt.
Paqe mështeknave që hapin degët
E pasqyrohen në ujin e trëndafiltë.
Për mjaft mendime kam rënë në heshtje,
Shumë këngë brenda vetes kompozova.
I lumtur jam mbi këtë tokë të zymtë
Për gjithçka që jetova dhe frymova.
I lumtur jam që kam puthur vajza,
Që shtypa lule, u shtriva mbi bar,
Dhe që nuk qëllova kurrë në kokë
Motrat tona , si i marrë.
E di që atje nuk lulëzojnë zabelet,
Nga qafa e mjellmës thekra s’fëshfërin
Ndaj para turmës së vrapuesve unë
Provoj gjithmonë rrëqethje, dridhërim.
Unë e di se në atë vend s’do të ketë kurrë
Fusha të tilla flakëverdha nën mjegulla krejt.
Edhe pse njerëzit për mua janë të dashur
Dhe jetojnë me mua mbi këtë tokë të shenjtë.
Pervec poezise e cila ishte fantastike, ajo qe me ra ne sy me shume ishte Sergej ne rinine e tij. Nje djalosh me te vertete shume simpatik.
ReplyDeletePo e vertet. Pervecse nje poet teper i talentuar eshte edhe shume terheqes !
DeleteShume bukur
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDeleteEshte e rendesishme te ushqehemi me te bukuren jo vetem me ate fizike por mbi te gjitha ciltersine shpirterore .Faleminderit qe ndiqni Latibule
ReplyDelete