Torte Raffaello
Nje torte me shijen e kendshme te raffaello ...Adhuruesit e kesaj karameleje do ta dashurojne.
Perberesit qe na nevojiten jane :
○300 gram arre kokosi pluhur
○nje pako pana per embelsira (200 ml)
○nje cokollate e bardhë
○400 gram biskote e therrmuar
○200 gram gjalp
○nje filxhan caji qumësht
○50 gr cokollate gatimi
○2 luge qumësht i kondensuar
Thermojme biskotat sa me imet , ndërkohë vendosim gjalpin ne nje ene me zjarre te ulet . Në enën ku kemi biskotat e therrmuara shtojmë gjalpim e shkrire, nje filxhan qumësht , 100 g arrë kokosi pluhur dhe 50 g cokollate gatimi.
I përzjejmë në mënyrë të njetrajtshme. Masën e shtrojmë në nje tepsi (sugjerohet tepsi me hapje ne ane )dhe e lëme në te ngrije ne frigorifer për rreth 30 minuta.
Për te pergatitur kremin në fillim vendosim cokollatën e bardhë të shkrijë. Nderkohe rrahim panën me rrahese elektronike deri ne momentin kur ajo merr trajte kremoze . Ne te shtojmë cokollatën e shkrirë, 200 g arre kokosi pluhur, 2 luge qumësht te kondensuar dhe i trazojmë derisa të perftojme nje mase te njetrajtshme.
Kremi i pergatitur ngjason me kremin e raffaello. Kete mase e hedhim mbi tepsine me biskota te therrmuara dhe e perhapim me ndihmen e nje spatule.Forma ideale do te krijohet nese e leme torten te ngrije per 7-8 ore. (Nese ne familje keni pjesetar te paduruar so ne familjen time mund ta hiqni edhe me shpejt )
Pasi e kemi lene torten te ngrije për disa ore, E dekorojme ate me arre kokosi pluhur dhe raffaello sipas deshires dhe imagjinates tuaj !
Shpresojme t'iu kete shijuar kjo recete.Per cdo paqartesi ose mungese te pajisjeve mund te na shkruani dhe ne patjeter do tju ndihmojme sa me pare.Ju lutem te na ndiqni ne Latibule ne Facebook dhe @latibuleculture ne Instagram.
Faleminderit per recetat tuaja! Na e beni gatimin shume te lehte 😍😍
ReplyDeleteGatimi nuk eshte I lehte por deshira per te bere keto receta kaq te shijshme I ben vete duart te levizin😂❤Faleminderit qe na ndiqni
ReplyDeleteRecetat tuaja jane shume te shishme dhe cilesore.🤗🤗.
ReplyDeleteQellimi yne eshte kenaqesia juaj...Faleminderit qe ndiqni Latibule.
ReplyDeleteDo ta beje kete tort kaq interesante per ditelindjen time. Shpresoj tja dal . Me uroi fat 😅💞!
ReplyDeleteGezuar ditelindjen e dashur ❤mund te na kontaktosh per cdo paqertesi
Delete