Fytyrat e Medeas , nenes me tragjike te shfaqur ne amfiteatret greke
Medea, nje grua tragjike e trajtuar nga Euripidi ne nje nga veprat e tij me po te njejtin titull ,duhet fillimisht te analizohet deri ne skajet me te errta te karakterit te saj per ta kuptuar ate dhe qellimet ekzistenciale qe ajo deshiron te permbush per te fituar nje nga luftrat me te hershme te njeriut ,ku trofe eshte haku i marre .
E paraqitur si nje personazh teper kompleks,medea mund te krahasohet me nje spekter te cilesive njerezore , si nje kompozicion muzikor fatalja Mede shfaq te gjitha notat e pentagramit ,te cilat Euripidi i vendosi ne beteja perballe njera-tjetres e keto te fundit dyluftojne me argumenta mjaft bindes e ne fund vete Medea zgjedh triumfatorin
Krejtesisht nje figure femerore me nje bukuri perrallore e qendrim fisnik ,zoteronte pasardhesja e Diellit por nese do te udhetoje brenda saj padyshim qe do te ishe duke lundruar mbi nje det te trazuar me dallge te ngritura qe konkurojne me njera-tjetren.Kush ishte apo kush eshte Medea ?
E shfaqur ne periudhen e antikitetit , ku gruaja zoteronte pozita te ulta ne shoqeri dhe heshtja e zerit femeror diktohej dhe imponohej dhunshem , Medea zgjodhi te fliste e beri cmos qe birtmat e saj te degjoheshin , por Medea sigurisht qe nuk eshte thjesht nje personazh tragjik qe i perket kohes se nenvleresimit te gruas.Edhe sot e kesaj dite ku berrtitet furishem per barazine gjinore dhe integrimin e gruas ,Medean e tradhtuar nga bashkeshorti i saj , e vetme me dy femije dhe pa nje shtepi aterore ku te trokas eshte pikerisht midis nesh.Ajo ehte aty duke ecur mendueshem ne pedonalen e mbipopulluar te tjere heronje e antagoniste.Medea dhe gjendja fizike e shpirterore qe ajo perfaqeson jane tablo universale.
Nje krenari e lenduar, nje perbuzje e pamerituar dhe nje ego e thyer jane gjithmone nje potencial rreziku i larte dhe i frikshem .Medea e ndertoi folone e saj martesore sikunder nje pocar stilon me duart e perbaltura nje vazo te bukur .Pranoi ti ndynte dyert e saj per te perftuar nje familje te lumtur e te shendetshme.E ne momentet kur kerkuan kete vazo tia merrnin me dhune ,Medea duke patur si alternative dheniene poces baltore te cilen e kishte krijuar me kaq shume mund ,ish-princesha e Kolkides zgjodhi ta thyente vazon ne mijera pjeseza kurre me te bashkueshme .Medea, nje personazh i veshur me nje mantel te trashe krenarie , u tregua kryenece sepse kurresesi nuk e pranoi oferten hipokrite te nje paqeje qe do te ngrihej mbi dinjitetin e saj te neperkembur.
Bashkeshortja e tradhtuar dhe vrasesja e femijeve te saj eshtenje simbol i kundershtimit te poshterimit te nje gruaje .Tek Medea mund te vrojtosh syte e nje revulucionareje qe zgjodhi te ngrihet mbi cdo steriotip dhe te tregoj fuqine reale qe cdo femer mbart brenda vetes.
E famshmja , fatalja , tragjikja Mede ,sa shume mbiemra.... Te gjithe te vaket per te pershkruar eren e forte qe ajo shkaktoi ne faqet e letersise boterore.Por kryenecja euripidiane nuk ndaloi aty ,ajo eshte me akuale dhe me prezente se kurre me pare , eshte zeri i cdo gruaje qe gjen guximin per te thene "Jo"
Comments
Post a Comment