Te ecesh pas kohes ...



Koha rend me hapa te shpejte por zhurma e tyre eshte e pamundur te degjohet.Gjurmet e kesaj maratone jane te vetmet gjera qe mund te shikojme e te kuptojme nga koha,jane pikerisht gjurmet e saj te cilat njetrajtesohen me lekuren gjakun dhe mishin e gjithesecilit prej nesh...

Cdo dite vrapojme , vrapojme shpejt e me shpjet per te kapur kohen.Objektivi yne eshte te jemi krah saj e shpesh here fort deshirojme ta zeme ne prit  e te jemi ne kontroll te kohes.Por e pamundur ,ajo nuk fal,nuk ndalon,minutat e oret ecin kryelarta ne egoizmin e tyre dhe as qe e mendojne te kthejne koken pas.

Te gjithe ne duke ndjekur kohen ne ritmin e saj harrojme te ndalojme , harrojme te marrim fryme , harrojme te shikojme ,harrojme te degjojme.Ne harrojme te pyesim veten tone "a je mire ?".Harrojme te perqafojme mamate tona e tu themi sa shume I duam , harrojme te lypim urtesine baballareve tane,harrojme te puthim duart e rrudhura te gjysherve , harrojme t'iu  vjedhim atyre ledhatimet e ngrohta dhd shikimet plot dhemshuri.

Prej kohesh ne raft qendron nje roman i pambaruar , kopertina e te cilit eshte tashme e pluherosur,qendron aty I zhgenjyer sepse nga ti eshte I harruar. Perkrah romanit diku aty gjendet nje disk i holle qe ndonjehere bashkevepron  me rrezet e diellit. Brenda atij disku mund te jete festa jone e abetares ose kush e di mbase martesa e prinderve. Por ne kemi harruar qe ta shikojme.

Sa keq me vjen ta perseris edhe njehere ne kete paragraf, ja ku jam une edhe ti,te dy kemi harruar te themi te dua, te dy kemi harruar te qeshim me zemer, kemi harruar te ndjejme rrezet e diellit mbi fytyre, kemi harruar zbathur te shkelim mbi barin njomur nga vesa e funderresires. Ja, ku jam une qe po flas, ja pikerisht aty je edhe ti qe degjon, e pra une edhe ti duke u zvarritur pas hijes iluzionare te kohes, kemi harruar te gatuajme, kemi harruar atje lart ne male te udhetojme, kemi harruar te kercejme te cliruar nga prangat e cdo problemi e shqetesimi, kemi harruar te falenderojme Perendine qe edhe nje fryme me shume na e dha, kemi harruar te tregojme barcaleta me miqte, kemi harruar ne kinema filmin tone te preferuar te shohim. Ja pra une edhe ti harruam te jetojme. Cdo gje e shtyme per neser e te nesermen prape shtyme dhe ja ku kaluan shume dite, muaj e vite.

Ne kete vit te ri te keshilloj per neser te mos shtysh asgje. Jeto te sotmen, ji falenderues per te dhe merr fryme. Tashme, te them ta heqesh kohen nga qendra e universit tend dhe vendos vetveten, ver qenien tende, endrrat, lumturine, besimin dhe pasionin tend. Firmose ti historine e jetes tende, jo koha.

Comments

  1. Eshte eseja me e bukur qe kam lexuar ndonjehere, sinqerisht!

    ReplyDelete
  2. Gjithkush duhet te ndaloje per nje moment te reflektoje, kjo ese eshte e perkryer per kete.

    ReplyDelete
  3. Nje ese me nje nesazh fantastik . Duhet te fillojm ti kushtojme rendesi gjerave qe duam 💞!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Torte me fruta pylli

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .

Konflikti real midis Lirise dhe Tiranise...