Te rriturit - nga perspektiva e nje adoleshenti


Gjithandej shikojme artikuj te shumte te shkruar nga te rriturit per adoleshentet , per kokfortesine e tyre , se sa te ndryshem jane nga ata etj etj . Prandaj vendosa te beja te kunderten , te shkruaja nje ese per te rriturit nga perspektiva e nje adoleshenti .

 Te rriturit jane ajo pjese e shoqerise qe shpesh percmohet ose merret si inspirim nga adoleshentet ne varesi se ke analizojme.                                        

Disa prejt tyre , vendosin qellime , i arrijne ato , kane kurajon te ndryshojne e te pranojne qe nuk dine gjithcka por perpiqen te mesojne cdo dite e me shume . E jetojne jeten e tyre sipas pritshmerive dhe qellimeve te tyre pa u ndikuar nga idealizmat e te tjereve . E keshtu ndertojne nje jete qe shume te tjere nuk munden.

Disa te rritur nuk e kane kurajon te ndryshojne apo qofte edhe te pranojne se realiteti i tyre nuk eshte ai qe ata vertet deshirojne . Mungesa e kurajos shkakton qe thjesht te qendrojne ne nje vend pa u permirsuar por thjesht duke gjykuar ata qe ne te vertete bejne dicka ndryshe. 

Disa te tjere , te cilet per te qene te sinqert i shohim shpesh jane ata qe ndertojne nje stil jetese qe permbush pritshmerite e njerezve te tjere , por jo ato te tyret . Zakonisht jane rritur ne nje shoqeri qe gjithmon promovonte nje stil jetese dhe nje mentalitet te njejte , por e dentonte opinion unik e te ndryshem. Rritja ne nje ambjent te tille i pengon te shohin se cfare i pengon te jene me te vetkenaqur.

Shpesh here shohim ata te rritur te cilet jane plot kurajo , cfare nuk ka sjelle jeta perpara tyre i ka perplasur fort i ka rrezuar , i ka lenduar , e ata serish jane ngritur e kane vazhduar te ecin perpara pa u ndalur . Dhe ne fund gjithe cfare kane per te thene eshte ‘ njeriu me cfare nuk mesohet’ Pikerisht keta te rritur jane disa nga njerezit me inspirues.

Grupi i fundit i te rriturve qe do te analizoj , jane ata qe gjithmon kane probleme dhe jane te stresuar. Kaq shum ja veshtiresojne gjerat vetes sa harrojne te shikojne drejt perspektivave te tjera te jetes pervec veshtiresive te saj . Harrojne te shijojne bukurine e jetes . Harrojne te jene falenderues qofte edhe per nje moment .

Nuk e di se si do te jem une kur te rritem , e asnjehere nuk mund te sigurohem per kete derisa ta arrije ate periudhe . Por qe tani mund ta them me siguri shpresoj te jem nje i rritur qe vrapon drejt lirise .



Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Torte me fruta pylli

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .

Konflikti real midis Lirise dhe Tiranise...