Kush deshiroj te behem - mini-poezi

 1.

Ajo ishte bekuar me nje zemer qe i ngjante

nje luleje te eger .

E forte mjaftushem per tu rimekember , e per tu ngritur serish mbasi shkelej .

E ashper ndaj opinioneve derrmuese dhe e provuar nga veshtiresite ajo kishte ngulur rrenje te forta ne parimet e saj , qe te mund ti perballonte edhe stuhite me te keqija .

Ishte ne gjendje te lulezonte dhe te rrezatonte lumturi edhe ne vendet me te plogeshta , e te perfshira nga mjerimi e deshperimi.

2.

E donte shiun , e nuk e thoshte kete per tu futur nen strehen e nje çadre sapo pikat e para ti njomnin fytyren , e thoshte qe ta mbyllte çadren e te vraponte neper rrugicen e lagur , te shkelte pa frik ne gropat e mbushura me uje. 

Por mbi te gjitha e thoshte sepse e donte ndjesine kur pikat e shiut beheshin nje me lotet e saj ne menyre qe ti fshinin ato , e t’i çonin drejt harreses.

3.

Kur thoshte se e donte diellin , nuk e bente qe te skutej  nen nje hije per t’iu fshehur rrezeve te tij …jo e thoshte per t’i dale perpara krah-hapur. Per tu perfshire nga ngrohtesia e tij , pa e vrar mendjen per pikat e vogla qe ai pikturonte mbi hunden e saj . Mbi te gjitha e thoshte qe rrezet e tij te deportonin ne thellesi te syve te saj , e te shpalosnin ate çka i mbante brenda shpirti.

4.

Kur thoshte se e donte eren , nuk e bente qe ne netet pranverore ti mbyllte dritaret , e ta pengonte flladin t’ja prekte lekuren ….oh jo….jo asaj ia ngrohte zemren vet frohtesia e eres mengjeseve te fresketa. I pelqente te vraponte sepse e ndiente eren ta sfidonte miqesisht teksa i perplasej fytyres . E ulte kapelzen dhe ia lejonte eres t’i ledhatonte fytyren , e t’ja

rregullonte floket , ashtu sipas pelqimit te saj te nderthurura me njera tjetren. Mbi te gjitha i pelqente se si era ishte e bute , e fresket , miqesore e here te tjera tregonte anen tjeter te saj te fort , sfiduese e te vendosur.

Comments

Popular posts from this blog

Torte me fruta pylli

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .

Konflikti real midis Lirise dhe Tiranise...