Posts

Kush deshiroj te behem - mini-poezi

  1. Ajo ishte bekuar me nje zemer qe i ngjante nje luleje te eger . E forte mjaftushem per tu rimekember , e per tu ngritur serish mbasi shkelej . E ashper ndaj opinioneve derrmuese dhe e provuar nga veshtiresite ajo kishte ngulur rrenje te forta ne parimet e saj , qe te mund ti perballonte edhe stuhite me te keqija . Ishte ne gjendje te lulezonte dhe te rrezatonte lumturi edhe ne vendet me te plogeshta , e te perfshira nga mjerimi e deshperimi. 2. E donte shiun , e nuk e thoshte kete per tu futur nen strehen e nje çadre sapo pikat e para ti njomnin fytyren , e thoshte qe ta mbyllte çadren e te vraponte neper rrugicen e lagur , te shkelte pa frik ne gropat e mbushura me uje.  Por mbi te gjitha e thoshte sepse e donte ndjesine kur pikat e shiut beheshin nje me lotet e saj ne menyre qe ti fshinin ato , e t’i çonin drejt harreses. 3. Kur thoshte se e donte diellin , nuk e bente qe te skutej    nen nje hije per t’iu fshehur rrezeve te tij …jo e thoshte per t’i dale perp...

Fytyrat e Medeas , nenes me tragjike te shfaqur ne amfiteatret greke

Image
  Medea, nje grua tragjike e trajtuar nga Euripidi ne nje nga veprat e tij me po te njejtin titull ,duhet fillimisht te analizohet deri ne skajet me te errta te karakterit te saj per ta kuptuar ate dhe qellimet ekzistenciale qe ajo deshiron te permbush per te fituar nje nga luftrat me te hershme te njeriut ,ku trofe eshte haku i marre .  E paraqitur si nje personazh teper kompleks,medea mund te krahasohet me nje spekter te cilesive njerezore , si nje kompozicion muzikor fatalja Mede shfaq te gjitha notat e pentagramit ,te  cilat Euripidi i vendosi ne beteja perballe njera-tjetres e keto te fundit dyluftojne me argumenta mjaft bindes e ne fund vete Medea zgjedh triumfatorin  Krejtesisht nje figure femerore me nje bukuri perrallore e qendrim fisnik ,zoteronte pasardhesja e Diellit por nese do te udhetoje brenda saj padyshim qe do te ishe duke lundruar mbi nje det te trazuar me dallge te ngritura qe konkurojne me njera-tjetren.Kush ishte apo kush eshte Medea ? E shfaqur...

Te rriturit - nga perspektiva e nje adoleshenti

Image
Gjithandej shikojme artikuj te shumte te shkruar nga te rriturit per adoleshentet , per kokfortesine e tyre , se sa te ndryshem jane nga ata etj etj . Prandaj vendosa te beja te kunderten , te shkruaja nje ese per te rriturit nga perspektiva e nje adoleshenti .  Te rriturit jane ajo pjese e shoqerise qe shpesh percmohet ose merret si inspirim nga adoleshentet ne varesi se ke analizojme.                                         Disa prejt tyre , vendosin qellime , i arrijne ato , kane kurajon te ndryshojne e te pranojne qe nuk dine gjithcka por perpiqen te mesojne cdo dite e me shume . E jetojne jeten e tyre sipas pritshmerive dhe qellimeve te tyre pa u ndikuar nga idealizmat e te tjereve . E keshtu ndertojne nje jete qe shume te tjere nuk munden. Disa te rritur nuk e kane kurajon te ndryshojne apo qofte edhe te pranojne se realiteti i tyre nuk eshte ai qe ata vertet deshirojne . Munge...

Torte me fruta pylli

Image
  Me poshte do te gjeni receten e nje embelsire te lehte , te shpejte ne pregatitje dhe me fare pak kalori. Perberesit : 200 gram fruta pylli ( luleshtrydhe , mjedra, boronica, manaferra )                                                nje luge niseshte                                                      250 gram biskota                                                    Biskota soft cake me mbushje sipas deshires    mascarpone                                                ...

Te ecesh pas kohes ...

Image
Koha rend me hapa te shpejte por zhurma e tyre eshte e pamundur te degjohet.Gjurmet e kesaj maratone jane te vetmet gjera qe mund te shikojme e te kuptojme nga koha,jane pikerisht gjurmet e saj te cilat njetrajtesohen me lekuren gjakun dhe mishin e gjithesecilit prej nesh... Cdo dite vrapojme , vrapojme shpejt e me shpjet per te kapur kohen.Objektivi yne eshte te jemi krah saj e shpesh here fort deshirojme ta zeme ne prit  e te jemi ne kontroll te kohes.Por e pamundur ,ajo nuk fal,nuk ndalon,minutat e oret ecin kryelarta ne egoizmin e tyre dhe as qe e mendojne te kthejne koken pas. Te gjithe ne duke ndjekur kohen ne ritmin e saj harrojme te ndalojme , harrojme te marrim fryme , harrojme te shikojme ,harrojme te degjojme.Ne harrojme te pyesim veten tone "a je mire ?".Harrojme te perqafojme mamate tona e tu themi sa shume I duam , harrojme te lypim urtesine baballareve tane,harrojme te puthim duart e rrudhura te gjysherve , harrojme t'iu  vjedhim atyre ledhatimet e ngrohta ...

Sergej Esenin me "Ne tani do te ikim pak nga pak"nje poezi per jeten dhe vdekjen...

Image
  “Ne tani do t ë  ikim pak nga pak”  ë sht ë  poezi e shkruar nga Sergej Esenin.Ajo sjell ne dukje kontrastin e madh midis jetes tokesore dhe botes se pertejme e cila sillet nga nje kendveshtrim krejtesisht personal i autorit.Esenin shprehet nostalgjik per kujtimet e tij por nuk ndihet i frikesuar per jeten e mepasshme pasi ai e perfytyron ate si nje peisazh qetesie dhe paqeje. “Ne tani do t ë  ikim pak nga pak” Ne tani po ikim pak nga pak q ë  k ë tej Drejt vendit ku ka qet ë si dhe g ë zim. Mbase ,  shpejt edhe un ë  do duhet t ë  ngre Pla ç kat e mia mortore p ë r n ë  udh ë tim. Pyje t ë  dashura m ë shteknash! Ti tok ë ! E ju, r ë r ë ra t ë  ult ë sirave! P ë rpara k ë saj turme n ë  vrapim Nuk mund ta fsheh melankolin ë .   Kam dashur shum ë  n ë  k ë t ë  bot ë , Gjith ç ka q ë  vesh mish dhe shpirt. Paqe m ë shteknave q ë  hapin deg ë t E pasqyrohen n ë  ujin e tr ë ndafilt ë . ...

Carli Caplin mbi nje leter Krishtlindjeje per vajzen e tij .

Image
  '' Bija ime, Është natë. Nata e Krishtlindjes. Të gjitha rojet e kështjellës time të vogël i ka zënë gjumi. Flenë vëllai dhe motra jote. Edhe nëna jote tani fle. Vetëm zogjtë, sapo u zgjuan dhe të përgjumur u mblodhën tek kjo dhomë gjysmë e ndriçuar. Sa larg jam nga ti! Do të më kishte kapluar gjumi, sikur portreti yt, qoftë edhe vetëm për një çast, do të më hiqej nga sytë. Ai është këtu në tryezën time, ngjitur me zemrën time. Ku je ti? Larg, në Parisin e përrallave, në skenat e teatrove të mrekullueshme të Champs Elysees. Unë i njoh mirë ato skena. Në qetësinë e natës dëgjoj hapat e tua dhe shikoj sytë që të shkëlqejnë si yjet në qiellin dimëror. E ndjej, si e luan ti rolin e Bukuroshes Persiane, robinë e Khanit të tartarëve, në këtë spektakël festiv të shkëlqyer. Vazhdo të jesh e mirë dhe kërce! Vazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe! Por, kur do të ndjesh se ovacionet dhe mirënjohja e publikut fillojnë të të dehin, apo kur aroma e kurorës me lule të freskëta do të ta mpijnë ...